Gazetari i Report Tv, Aldo Kozarja raporton se në qytet ka patur edhe reshje breshri e rrëshqitje dherash që kanë bllokuar rrugët. Po ashtu raportohet se nga erërat e forta janë shkulur edhe disa pemë. Si pasojë e reshjeve të dendura në qytet janë krijuar edhe disa probleme ku në lagjen 5 Maj janë përmbytur disa bodrume dhe disa rrugë. Në terren për të vëzhguar situatën ka qenë edhe kreu i Bashkisë, Gledian Llatja . Ndërsa shërbimet zjarrfikëse kanë dalë në terren duke ndihmuar në heqjen e ujit në rrugë dhe në bodrumet e përmbytura.
Edhe në qytetet e tjera të vendit ditën e sotme janë shtuar vranësirat dhe rrymat ajrore kanë qenë më të forta. Ndërkohë sipas Meto-Alb pasditja e sotme shton vranësirat në jug dhe qendër të vendit duke sjellë shira të përkohshëm. Herë pas here do të ketë stuhi afat-shkurta të erës, më të theksuara në zonat bregdetare. Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin përmirësim gradual të kushteve atmosferike.
0 Comments